Home Sport Klopp dhe Liverpooli mund të bëjnë histori këtë sezon, gjë që nuk...

Klopp dhe Liverpooli mund të bëjnë histori këtë sezon, gjë që nuk e kanë arritur as Ferguson e Guardiola


Pep Guardiola ka pasur një rival të denjë si Jurgen Klopp për pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner, fillimisht në Bayern Munich dhe tani në Manchester City.

Megjithatë trajneri gjerman ka shansin të arrijë diçka që spanjolli nuk e ka arritur në Angli dhe kjo është fitimi i katër trofeve në një sezon.

Manchester City ka qenë aq dominues nën drejtimin e Guardiolës saqë shpesh flitej që ai mund të fitojnë katër trofe që garon çdo vit, megjithatë një eliminim i hershëm në Carabao Cup e bëri të pamundur një sukses të tillë këtë sezon.

Megjithatë, rasti i njëjtë nuk është në Anfield, me të besuarit e Jurgen Klopp që kanë ende gjasa në të katër kompeticionet e rëndësishme këtë sezon, dhe trofeu i parë mund të fitohet të dielën, ku Liverpooli përballet me Chelsean në finalen e Carabao Cup.

Liverpool gjithashtu ka një epërsi prej 2-0 nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Interit, kështu që janë afër një çerekfinaleje në këtë garë.

Rezultatet jo të mira të Manchester City në javët e fundit në kampionat i kanë hapur derën Liverpoolit që të kthehet në garë për titull, e cila dukej pothuajse e mbaruar para Krishtlindjeve, ndërsa tani “The Reds” janë vetëm tre pikë prapa “Qytetarëve”, dhe kanë edhe një ndeshje direkte në “Etihad Stadium”.

“Nuk e kemi arritur kurrë më parë, që të jemi në të katër garat, kështu që është absolutisht e pabesueshme dhe ne e shijojmë vërtet këtë”.

“Unë pres nga djemtë që ata të dëgjojnë kur u them se ndeshja tjetër që ne luajmë është absolutisht ndesha më e rëndësishme që kemi luajtur ndonjëherë”, , ka thënë Klopp për Sky Sports.

Skuadra e famshme e Sir Alex Ferguson, Manchester United në sezonin 1998/99 fitoi tre trofe, por League Cup nuk arritën ta fitonin.

9 Dec 1998: The Bayern Munich Team group shot before the UEFA Champions League match at Old Trafford in Manchester, England. The game ended 1-1 with both teams through to the final eight. Mandatory Credit: Shaun Botterill /Allsport

Asnjë ekip anglez nuk ka arritur të fitojë katër trofe brenda një vit.

Liverpool u afrua në sezoni 1983/84, ku fitoi kampionatin, League Cup dhe Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve), por dështoi në FA Cup.

Manchester City ka arritur të marr një herë të tre trofetë vendor, në sezonin 2018/19, kur fitoi Ligën Premier League, League Cup dhe FA Cup. /Telegrafi/