Home Bota Klubi vojvodinas: Putinit të i merret statusi i qytetarit të nderit të...

Klubi vojvodinas: Putinit të i merret statusi i qytetarit të nderit të Novi Sadit

Klubi vojvodinas: Putinit të i merret statusi i qytetarit të nderit të Novi Sadit

 

Klubi vojvodinas ka kërkuar nga pushteti komunal në Novi Sad që presidentit rus Putin urgjentisht t’i hiqet statusi i qytetarit të nderit të kryeqytetit në Vojvodinë për shkak të agresionit në Ukrainë, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Vladimir Putin nuk është i denjë për këtë status, ai është agresori më mizor që po bënë luftë pushtuese në Evropë që nga lufta e dytë botërore, me qëllimin e qartë shkatërrimin e Ukrainës sovrane dhe rrafshimin me tokë dhe banorët e saj t’i kthejë në diktaturën e zezë sovjetike dhe shërbimeve të fshehta prej të cilave edhe vetë ka panik” thuhet në kumtesë.

Sipas këtij klubi, nuk mund të proklamohet vlera e demokracisë dhe në të njëjtën kohë të dekorohet “ish agjenti i KGB-së Putin, bashkëpunëtorët e të cilit vdesin në mënyrë misterioze se nuk mendojnë njëjtë me të, mundohen, vuajnë apo vetëm fal fatit i mbijetojnë helmimeve”.

“Njeriu që brutalisht bombardon të gjithë territorin e shtetit fqinj pa përzgjedhje, sipas të gjitha gjasave dhe me qëllim granatimi të caqeve civile e objekteve shëndetësore, nuk meriton asnjë nderim, por vetëm dënim”, thonë në klubin vojvodinas.

Ata përkujtojnë se në janarin 2008, Putin ishte shpall qytetar nderi nga pushteti radikal, të cilët janë ndërruar në rroba evropiane e edhe sot drejtojnë qytetin.