Home Maqedoni Komuna Çair kremton ditëlindjen

Komuna Çair kremton ditëlindjen

Me rastin e ditëlindjes së Komunës së Çairit, kreytari Visar Ganiu përmes një publikimi në fejsbuk uron të gjithë çairasit, ndërsa falenderon për kontributin dhe mbështetjen që japin në vazhdimësi që ky vendbanim të bëhet edhe më i bukur , më i zhvilluar dhe më progresiv. Ganiu shkrun se si administratë komunale gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë krah avancimit e modernizimit të Çairit , krah plotësimit të nevojave e kërkesave për një jetesë sa më të mirë.

Postimi i plotë:

Çairas të nderuar, në këto çaste kur Komuna jonë e ♥️ Çairi po kremton ditëlindjen, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithë juve një nga një për kontributin dhe mbështetjen që jepni në vazhdimësi që vendbanimin tonë ta bëjmë edhe më të bukur edhe më të zhvilluar e më progresiv. Kontributi juaj zaten gjithmonë ka qenë e vazhdon të jetë çelësi i suksesit. E ne si administratë komunale gjithmonë kemi qenë dhe jemi krah avancimit e modernizimit të Çairit tonë të dashur, krah plotësimit të nevojave e kërkesave tuaja për një jetesë sa më të mirë.
Në asnjë çast nuk kemi ndaluar duke zhvilluar komunën tonë, e me punën e palodhshme të administratës komunale, do të vazhdojmë t’i tejkalomjë të gjitha sfidat, në mënyrë që juve qytetarë të nderuar t’ju ofrojmë kushte sa më të mira jetese dhe që komuna të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë dhe të bëhet një vend edhe më i bukur për të jetuar.
Dhe sot e çdo ditë le të vazhdojmë të jemi krenarë që jemi çairas e që kemi një Komunë si ÇAIRI ynë i ♥️.
Kjo ditëlindje urime na qoftë të gjithëve!