Home Maqedoni Komuna e Çairit shembull në vlerësimin e mësimdhënësve

Komuna e Çairit shembull në vlerësimin e mësimdhënësve

Komuna e Çairit me në krye Visar Ganiun po jep një mesazh shumë të rëndësishëm në atë se si vlerësohen mësimdhënësit. Sot në ambientet e komunës së Çairit u ndanë dhurata e mirënjohje për shumë figura që kanë kontribuar në arsim dhe nxënjen e dijes.

Arsimi është vlera e vërtetë dhe unike e një kombi, është fryma, ekzistenca, shtylla kryesore e tij. Peshën e kësaj vlere nuk mund ta barazojmë me asgjë tjetër më të çmueshme se Arsimi.

Dhe ne sot në prezencë të veteranëve, mësuesve, punonjësve të arsimit, pensionistëve, ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ish-kryetarit të Komunës së Çairit dhe deputetin e zonës, Izet Mexhiti, deputeten dhe ish-drejtoreshën e shkollës “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku, shënuam një ndër datat më të rëndësishme dhe më të ndritshme të Arsimit shqip 7 Marsin – Ditën e mësuesit. Me këtë rast theksova se mësimdhënësit secilën ditë janë tejet të rëndësishëm për të gjithë ne, mirëpo sot në veçanti shënojmë këtë ditë për të përkujtuar rrugëtimin e arsimit shqip, për t’i ngritur sa më lart traditat dhe arritjet e shkollave, për të çmuar e të nderuar figurat e mësuesve dhe punonjësve të arsimit.

Thash se sot 135 vjet nga themelimi i mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, procesi edukativo-arsimor në Komunën e Çairit po zhvillohet përkitazi me standardet bashkëkohore me shumë rezultate të shkëlqyeshme të nxënësve nëpër gara vendore e ndërkombëtare dhe e gjithë kjo si rrjedhojë e punës së palodhshme të gjithsecilit prej mësimdhënësve dhe edukatorëve tanë.

Për në fund potencova edhe faktin se nëse drita e diturisë është më e ndritshmja, atëherë mësimdhënësit janë burimi i kësaj drite.

Në Manifestimin e sotëm u shpallën edhe 12 mësimdhënësit më të dalluar të Çairit, u nderuan 33 pensionistë, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i SHFK “Jashar Bej Shkupi”, Muzafer Rexhepi, si dhe post mortem u nderua njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të arsimit në komunën tonë, ish-drejtori i SHFK “Vasil Gllavinov”, Qamuran Kuçi.