Home Maqedoni Komuna e Dibrës me apel qytetarëve, shoqatave, klubeve e OJQ-ve të konkurrojnë...

Komuna e Dibrës me apel qytetarëve, shoqatave, klubeve e OJQ-ve të konkurrojnë për grantet e USAID-it

Komuna e Dibrës bën thirrje për gjithë qytetarët, shoqatat, klubet, ndërmarrjet dhe OJQ-të që të marrin pjesë në projektin i cili zhvillohet nga Agjencia Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID)

“Njoftim! Komuna Dibër si pjesë e Projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve i cili projekt është financuar nga ana e Agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), i njofton të gjithë qytetarët, shoqatat, klubet, ndërmarrjet dhe OJQ-të se projekti dërgon buletin mujor që ka për qëllim informimin dhe mundësitë e financimit nga jashtë me grante të ndryshme”, janë shprehur nga komuna Dibër.

Për më shumë informacione (thirrjet aktive si dhe menyrën e aplikimit) shkarkoni pdf.

http://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2022/03/Njoftim-p%C3%ABr-burimet-e-mundshme-t%C3%AB-financimit-t%C3%AB-jasht%C3%ABm-Mars-2022.pdf?fbclid=IwAR1ysvrYX49wQUH1f1ZzsWFEHQcKmF57DPGq3f8NsFvFavcMUhIfJ29LvMw