Home Maqedoni Komuna e Dibrës përgënjeshtron dyshimet për mungesë kujdesi: Për tre vjet kemi...

Komuna e Dibrës përgënjeshtron dyshimet për mungesë kujdesi: Për tre vjet kemi trajtuar mbi 40 qen endacakë

Nga komuna e Dibrës kanë lëshuar një njoftim duke i përgënjeshtruar ata që dyshojnë rreth trajtimit të qenve endacakë, duke thënë se trajtimi ndaj tyre “është profesional”.

“Informim për të gjithë ata që ende kanë dyshime dhe bëjnë dezinformata rreth trajtimit të qenve endacakë në komunën e Dibrës. Komuna e Dibrës kujdeset për trajtimin profesional të qenve endacakë duke kontraktur firmën fituese në tenderin e shpallur për këtë  qëllim.”, njoftojnë nga Sektori për Informim.

Më tutje thuhet se ky është viti i tretë që komuna ndan buxhet për përkujdesjen e qenve endacakë dhe deri tash janë trajtuar 40 qenë endacakë dhe aksioni vazhdon sipas nevojës.

Nga Komuna e Dibrës, lidhur me këtë çështje u bëjnë apel qytetarëve për kujdes që të evitojnë kontaktet me qentë endacakë.

“Luten qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’u largohen situatave të rrezikshme me qentë endacakë. Për çdo problem mund të lajmëroni në komunë dhe ekipi do të intervenojë aty ku ka nevojë. Pronarët e qenve shtëpiakë të kujdesen për qentë e tyre ashtu siç e parashikon ligji”, thonë nga komuna e Dibrës.