Home Maqedoni Komuna e Likovës dhe kompania Alpak-Eko, marrëveshje bashkëpunimi për mjedis të pastër

Komuna e Likovës dhe kompania Alpak-Eko, marrëveshje bashkëpunimi për mjedis të pastër

Komuna e Likovës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekologjisë me kompaninë “Alpak-Eko”.

“Bashkë me përfaqësuesit e Alpak-Eko sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e ekologjisë, respektivisht të grumbullimit, selektimit dhe transportimit të mbeturinave të paketimit. Me këtë marrëveshje njëkohësisht sigurojmë edhe edukimin dhe ngritjen e vetëdijes posaçërisht tek nxënësit, si dhe vendosjen e kontejnerëve për selektim të mbeturinave nëpër shkollat komunale dhe vendet publike”, thuhet në njoftimin e ErkanArifit, kryetar i Komunës së Likovës.