Home Maqedoni Komuna e Sarajit miraton planin urbanistik 2018-2028 për vendbanimet Krushapek dhe Llokë

Komuna e Sarajit miraton planin urbanistik 2018-2028 për vendbanimet Krushapek dhe Llokë

Këshilli Komunal i Sarajit ka miratuar propozim vendimin për përcaktimin e planit urbanistik për vendbanimetKrushopek dhe Llokë për periudhën planifikuese 2018-2028.

Siç njofton kryetari i komunës, Blerim Bexheti, qëllimi i Planit Urbanistik është të krijojë kushte për zhvillim hapësinor në këto vendbabime fushore për të cilin ekziston një Akt i Përgjithshëm për vendbanimin e Krushopek miratuar me Vendimin nr. 07 – 61/5 i datës 08.02.2005, i cili nuk është i harmonizuar me legjislacionin ekzistues.

“Përgatitja e UPS Krushopek do të krijojë kushte për modernizimin e kushteve të jetesës dhe të punës, për të përmirësuar arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet, furnizimin ditor, sportin dhe rekreacionin, nevojat kulturore dhe rregullimin komunal në fshatin Krushopek dhe Llokë”, ka shkruar Bexheti në njoftimin e tij në Facebook.