Home Maqedoni Komuna e Strugës, urime për 8 Prillin në gjuhën rome: “Bahtalo 8-to...

Komuna e Strugës, urime për 8 Prillin në gjuhën rome: “Bahtalo 8-to April”

Ditën Ndërkombëtare të Romëve e kanë uruar edhe nga komuna e Strugës. Në fillim të urimit shkruhet në gjuhën rome “Bahtalo 8-to April”.

“Bahtalo 8-to April. 8 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Romëve. Një popull është i plotë kur njeh të gjithë kombësitë dhe kulturat e tij dhe i pranon ato si të tilla. Urime Ditën Ndërkombëtare të Romëve, qytetarëve të komunitetit rom në Komunën e Strugës dhe në mbarë botën”, shkruajnë në urimin e komunës së Strugës.