Home Maqedoni Komuna Strugës solidarizohet me personat me hemofili

Komuna Strugës solidarizohet me personat me hemofili

❤️ Duke u nisur nga fakti se çdo qytetar duhet të jetë i barabartë dhe duhet të punojmë për një shoqëri inkluzive dhe të drejtë, kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko mbështet fushatën “Ndriço kuq” të Shoqatës për personat me hemofili – Shkup.

Komuna e Strugës në shenjë solidarizimi sonte ndriçon në ngjyrë të kuqe disa objekte në qytet.

🩸 Hemofilia është sëmundje gjenetike e sistemit të mpiksjes së gjakut. Në Maqedoninë e Veriut sipas të dhënave ka rreth 320 pacientë me hemofili A dhe B.
Shënimi i Ditës botërore për personat me hemofili ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për këtë sëmundje të rrallë.

🙏 Të ndriçojmë për hemofilët!
TË GJITHË JEMI NJËSOJ!