Home Maqedoni Komunat Çair-Ferizaj dhe OJQ BSCK Kosova, zbatojnë projektin "CBC Ekokid"

Komunat Çair-Ferizaj dhe OJQ BSCK Kosova, zbatojnë projektin “CBC Ekokid”

IPA CBC Maqedonia e Veriut – Kosovë 2014-2020

Komuna e Çairit në partneritet me Komunën e Ferizajt dhe OJQ-në BSCK Kosova po zbatojnë projektin “CBC Ekokid” i financuar përmes Thirrjes së 4-t për Propozime të IPA Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014 – 2020.

Ndërsa sot, Strukturat Operative dhe Sekretariatin e Përbashkët Teknik i mirëprita në Komunën e Çairit.

Projekti synon përmirësimin e efikasitetit energjetik të shkollave në Çair dhe Ferizaj dhe promovimin e eko energjisë së qëndrueshme.

Programi është i financuar nga Bashkimi Evropian. 🇪🇺🇽🇰🇲🇰