Home KOSOVË Konjufcës i konfirmohet aktakuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufcës i konfirmohet aktakuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është konfirmuar aktakuza e ngritur më 26 janar të vitit 2017.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Konjufca ngarkohet me dy vepra penale për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë. /Telegrafi/