Home Maqedoni Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pritet në takim nga kryeministri Rama

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pritet në takim nga kryeministri Rama

Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku kanë biseduar për shumë tema si Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera.
Më poshtë statusi i plotë i kryetarit Ahmeti:
“Të faleminderit për të gjitha Edi. Me sytë kah horizonti i perspektivës së integrimit në Bashkimin Europian dhe me synimin e thellimit të bashkëpunimit mes nesh, u takuam vëllazërisht sot në Tiranë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera. Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët europian. Si vende anëtare të NATO-së, shprehëm shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve”, ka shkuar Ahmeti në Facebook