Home Bota Krijuesi i ‘Squid Game’ po planifikon diçka edhe më tronditëse dhe shokuese

Krijuesi i ‘Squid Game’ po planifikon diçka edhe më tronditëse dhe shokuese

“Red Light, Green Light” mund të duket si lojë fëmijësh pasi njerëzit të shohin projektin e radhës të krijuesit të “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk.

Ai po punon për një film të titulluar “Killing Old People Club”, ose “K.O. Club (Grupi për të vrarë të moshuarit), bazuar në një prozë të shkruar nga studiuesi, intelektuali dhe eseisti i njohur italian, Umberto Eco.

Krijuesi i ‘Squid Game’ po planifikon diçka edhe më

Dong-Hyuk zbuloi për Variety se ai tashmë ka shkruar një ide 25 faqe për projektin, i cili me siguri do të jetë “një film tjetër i diskutueshëm”. “Do të jetë më i dhunshëm se ‘Squid Game’,” ngacmoi Dong-Hyuk, duke shtuar se mund t’i duhet të fshihet nga të moshuarit pasi të dalë filmi.

Krijuesi i ‘Squid Game’ po planifikon diçka edhe më

Për momentin, nuk dihet se kur mund të publikohet “Killing Old People Club”, por me shumë mundësi nuk ka gjasa të ndodhë pa mbaruar xhirimet e sezonit të dytë të “Squid Game”.

“Squid Game” mund të transmetohet në Netflix në fund të vitit 2024.