Home SHQIPËRI ‘Krizën do e kalojmë bashkë’/ Qytetarët-Ramës: Na merr në Dubai

‘Krizën do e kalojmë bashkë’/ Qytetarët-Ramës: Na merr në Dubai

Shqipëria ka nisur një valë protestash pas rritjes drastike të çmimeve.

Por teksa shqiptarët kanë dalë në rrugë, Edi Rama dhe gjysma e kabinetit qeveritar i kanë hipur një avioni çarter dhe kanë fluturuar për Dubai.

Udhëtimi nuk ka asnjë arsye të fortë shtetërore, thjesht do jenë pjesë e një ekspozite turistike.

Prej nga Dubai, Rama vazhdoi të terrorizonte shqiptarët, duke u thënë se jemi në luftë dhe se çmimet do rriten në stratosferë.

Sot, pas protestave të djeshme, Rama vazhdoi me ritualin e zakonshëm, duke thënë se edhe këtë krizë do e kalojmë bashkë.

Por një reagim u bë viral jo vetëm në ‘murin’ e Ramës në median sociale. “Meqë do e kalojmë bashkë, na merr edhe neve në Dubai,” shkruajnë qytetarët.