Home Maqedoni Kryeparlamentari Xhaferi: Ngushëllime të sinqerta për mikun tim Eduard Kukan

Kryeparlamentari Xhaferi: Ngushëllime të sinqerta për mikun tim Eduard Kukan

Kryeparlamentari Xhaferi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit dhe politikanit, Eduard Kukan. Xhaferi ka thënë se Kukan ishte mik i sinqertë dhe i dëshmuar i shtetit tonë.

“Me keqardhje të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tonë dhe timin të dashur, Eduard Kukan. Kukani ishte mik i sinqertë dhe i dëshmuar i shtetit tonë, i cili një pjesë të konsiderueshme të karrierës së vet ia kushtoi bashkëpunimit me Kuvendin nëpërmjet Dialogut Zhan Mone, në suksesin e të cilit u përkushtua pa rezervë. Shpreh ngushëllime ndaj familjes, miqve dhe të gjithëve që e njihnin”, është shprehur Xhaferi.