Home Maqedoni Kryeredaktori i “Kohës”, “kapet” me Taravarin për “rastin Ëmbla”

Kryeredaktori i “Kohës”, “kapet” me Taravarin për “rastin Ëmbla”

Gazetari i të përditshmes “Koha”, Vedat Memedaliu, është kapur me kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për rastin “Ëmbla”.

Memedaliu ka thënë se nuk po gjen asnjë arsye të vetme për të arsyetuar mbrojtjen që Komuna e Gostivarit, rrespetivisht Taravari i del në mbrojtje drejtorit të shkollës fillore Bashkimi, që sipas Memedaliut veproi në kundërshtim me ligjin.

Memedaliu më tej ka shtuar se asnjë argument nuk është në anën e Taravarit i cili thotë se Ëmbla është autike. Shprehet i shqetësuar për keqpërdorimin e vazhdueshëm të emrit të Ëmblës.

“Po mundohem te gjej nje arsye te vetme e te shendoshe se pse Komuna e Gostivarit vazhdon ta mbroje me aq ngulm drejtorin e shkolles qe, ne kundershtim me ligjin per arsim fillor, eshte talle me Emblen 11-vjecare. Nuk po gjej as edhe nje emer dhe mbiemer te ndonje femije tjeter, per te cilet kryetari i Gostivarit thote se jane rrezikuar nga Embla. Nuk e pame as edhe nje argument me te vogel shendetesor te kryetarit te Komunes qe thote se Embla, pervec me Sindromen Daun, vuan edhe nga autizmi! Dhe, emri i Embles vazhdon te keqperdoret vetem e vetem per ta mbrojte nje drejtor idiot dhe ca prinder injorant qe, pasi e pane turpin e peticionit – shpikin, genjejne dhe bullizojne edhe femijet e tyre te shendoshe”, ka shkruar Memedaliu.