Home Maqedoni Kryetari i komunës së Haraçinës ndau 23 vendime pune

Kryetari i komunës së Haraçinës ndau 23 vendime pune

Ishte një nder i veçantë që sot në hapësirat e komunës të mirëprisja dhe të u ndaja 23 vendime pune mësimdhënësve të shkollave fillore që gravitojnë në komunën e Haraçinës.
Vlenë të theksohet, se shumë nga këtyre mësimdhënësve deri më sot u është mohuar kjo e drejtë për vendim pune, edhe pse në pajtim me ligjin ju takonte.
Me këtë rast, ju uroj shëndet dhe suksese në punën e tyre, si dhe i inkurajoj për të vazhduar me punë duke premtuar që shkollat do të jenë prioritet i kësaj administrate komunale, duke investuar në mësimdhënës shembullor dhe në infrastrukturë të shkollave tona.