Home Maqedoni KSI rekomandon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, vendos Qeveria!

KSI rekomandon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, vendos Qeveria!

Shtabi i Krizave i Qeverisë pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura.

Përjashtim do të ketë transporti publik dhe taksi, objektet shëndetësore, farmacitë dhe shtëpitë e të moshuarve.

Vendimi duhet të kalojë në seancë të Qeverisë, gjegjësisht heqja e kësaj mase për mbrojtje nga Covid-19 do të diskutohet në seancën e Qeverisë.

Ndër konkluzionet e miratuara që Komisioni i dorëzoi Shtabit të Krizave janë heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave në orën e edukatës fizike në shkollat e mesme si dhe heqja e ndalimit të ekskursioneve dhe mësimit në natyrë.