Home Sport Kundërshtari i Ilir Latifit është një admirues i madh i Putinit –...

Kundërshtari i Ilir Latifit është një admirues i madh i Putinit – Ukraina e ka vënë në listë të zezë


Garuesi i peshave të rënda në UFC-së, Aleksei Oleinik, dikur kishte veshur një fanellë me Vladimir Putin në të gjatë një peshim dhe më pas iu ndalua të hynte në Ukrainë.

Veterani i MMA-së do të garojë në luftën e tij të 77-të profesionist sonte kur do të përballet me Ilir Latifin në UFC Columbus. Oleynik është i pari dhe i vetmi luftëtar që konkurroi dhe fitoi në katër dekada të ndryshme pasi u bë profesionist në vitin 1996.

Oleynik ka lindur në Kharkiv, Ukrainë, e cila në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. 44-vjeçari, i cili është një shtetas rus i natyralizuar, u ndalua të hynte në vendin e tij të lindjes në vitin 2015, pasi ai kishte veshur një bluzë të Vladimir Putin para ndeshjes së tij të dytë në UFC.

Luftëtari i UFC-së kishte raportuar lidhje me klubin luftarak Oplot, emri i të cilit përkthehet në “Stronghold” në anglisht. Grupi pro-rus u formua në qytetin e lindjes së Olenyik dhe ishte kundër lëvizjes Euromaidan të Ukrainës.

Pasi jetoi në Ukrainë për tre dekada, Oleynik u etiketua një “kërcënim për sigurinë kombëtare” nga Ukraina pasi ai e përshkroi ndalimin nga vendi si “absurd”.

Putin i shpalli luftë Ukrainës muajin e kaluar pas vitesh tensioni mes dy vendeve. Mbi 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga vendi përmes kufirit të tij perëndimor ndërsa situata vazhdon të përkeqësohet. /Telegrafi/