Home Maqedoni Kuqi në Norvegji, Arifi në BE - Këta janë gjashtë ambasadorët e...

Kuqi në Norvegji, Arifi në BE – Këta janë gjashtë ambasadorët e rinj të RMV

Edhe gjashtë emra i janë bashkuar listës së ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Burime qeveritare për TV21 bëjnë të ditur se në seancën e mbrëmshme qeveritare kanë kaluar edhe gjashtë propozime për ambasadorë.

Teuta Arifi do të jetë ambasadore në Bashkimin Evropian, Driton Kuqi në Oslo – Norvegji, Viktor Dimovski në Paris – Francë, Zoran Popov në Uashington – ShBA, Meo Beleski në Bruksel – Belgjikë dhe Jovan Mansieski në Ankara – Turqi.