Home Uncategorized Kurrë mos i vishni rrobat e sapoblera pa i larë fillimisht

Kurrë mos i vishni rrobat e sapoblera pa i larë fillimisht

Kur mami thotë “laji rrobat që sapo ke blerë para se t’i veshësh” bën mirë ta dëgjosh! Sipas ekspertëve, çdo blerje e re duhet larë para se ta vishni, nuk ka rëndësi vendi apo paratë që keni shpenzuar. Nëse i vishni të sapo marra nga butiku, ka gjasa të keni probleme me lëkurën.

Gjatë procesit të prodhimit përdoren kimikate të dëmshme. Pavarësisht sa të reja, të zbardhura apo perfekte ngjajnë në dukje të parë, e mira është t’i lani në mënyrë që lëndët e dëmshme të mos kenë kontakt me trupin tuaj.

Si toksinat ndikojnë në lëkurën tuaj?

Mund të ndjeni një skuqje të lehtë, apo kruarje të shkaktuar nga kontakti i drejtëpërdrejtë me një substancë të caktuar. Djerësitja, fërkimi apo veshjet e ngushta mund të bëhen shkak i alergjive pikërisht nga këto kimikate, të cilat largohen pasi i nxirrni nga lavatriçja. Jo gjithmonë mund të vini re dëmin e bërë në lëkurë prej rrobave të sapoblera që s’i keni larë kurrë.

Dermatologët sugjerojnë se për më tepër njerëzit me lëkurë të ndjeshme apo me ekzemë kanë më shumë gjasa të ndjejnë pasojat prandaj është më shumë e rëndësishme nga ç’mendoni të lani veshjet e sapoblera. Nëse shqetësoheni për materialin apo dëmin që mund t’i bëni padashje blerjes suaj të re, praktikoni larjen me dorë. Një larje e shpejtë dhe e kujdesshme do t’ju shpëtonte nga alergjitë dhe kostot e panevojshme!

Burimi: Huffington Post