Home Rajoni Kurti: E drejtë e grave të marrin pjesë në vendimmarrje

Kurti: E drejtë e grave të marrin pjesë në vendimmarrje

Kryeministri Albin Kurti në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri tha se gratë duhet të marrin pjesë në vendimmarrje.

“Është thënë shumë shpesh se gratë e luftojnë njëra-tjetrën por është fol pak që ato e përkrahim dhe nxisin njëra-tjetrën. Programet që gratë kanë ndihmuar gratë kanë qenë të suksesshme. Duhet të kemi solidaritet gjinor mes grave. Por ky fakt nuk na penalizon neve burrave të mbështetim barazinë gjinore. E dyta është emancipimi shoqëror, emancipimi i burrave. Emancipimi shoqëror është i nevojshëm por emancipimi i burrave më i shpejtë. Duhet ta nxisim një kulturë të durimit tek burrat. Duhet të sigurohemi se a po sfidohet një profesioniste apo një grua. Gratë duhet të marrin pjesë në vendimmarrje”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi se në Kosovë po ashtu ka shumë burra dhe gra të traumatizuar nga lufta.

“Çfarëdo fenomeni shoqëror që ndodh duhet ta ketë edhe analizën e luftës. Njerëzit janë të ndryshëm por pavarësisht se janë të ndryshëm duhet të jenë të barabartë. Të gjithë të ndryshëm të gjithë të barabartë. Asnjë nuk jemi të njëjtë. Ne nuk matemi me diferencat tona por me të drejtat tona. Raporti midis diskriminimit dhe përjashtimi duhet të luftojnë që përjashtimi mos të zëvendësohet me pabarazi. Nuk ka tema që nuk i prekin jetët e grave. Por ka tema të mëdha që i prekin vetëm jetët e grave”, përfundoi Kurit.