Home Rajoni Kurti: Nuk kam premtuar rritje të pagave në zgjedhjet e fundit

Kurti: Nuk kam premtuar rritje të pagave në zgjedhjet e fundit

Kryeministri Albin Kurti than ë Kuvend se pagat në Kosovë duhet të rriten dhe do të rriten, por shtoi se nuk ka garuar me këtë premtim në zgjedhjet e fundit, pra me rritjen e pagave, por sic tha kryeministri me premtimin për ‘punësim’.

“Ajo që dua të tërheq vërejtjen është se ndonëse pagat në Kosovë duhet të rriten e do të rriten, ato nuk mund ta ndjekin automatikisht rritjen ekonomike. Pagat e ndjekin produktivitetin brenda rritjes ekonomike. Në anën tjetër, pagat mund ta ndjekin afër rritjen ekonomike, në rritjen e tyre vetëm kur kemi papunësi shumë të ulët. Në kushtet kur papunësia është shumë e lartë, nuk mund ta ndjekin rritjen ekonomike rritja e pagavë. Mos të harrojmë se para një viti, lista jonë fituese nuk ka garuar me sloganin rritje e pagave dhe drejtësi por me sloganin punësim dhe drejtës”, tha Kurti./Periskopi