Home Rajoni Kushtrim Sheremeti, Drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Kushtrim Sheremeti, Drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Aktori i njohur shqiptar, Kushtrim Sheremeti është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).

Sheremeti ka nënshkruar marrëveshje për kontratë pune me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të qenë në krye të TKK-së për katër vitet e ardhshme.

Kujtojmë që në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar ishin edhe Avni Dalipi, Blerim Krasniqi dhe Xhemail Agaj.

Vitin e kaluar drejtor i TKK-së u zgjodh dramaturgu dhe regjisori, Naser Shatrolli i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti.

Kushtrim Sheremeti ka lindur në Pejë ndërsa ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ai njihet për role të shumta dhe shfaqje teatrale.