Home Maqedoni KUVEND/ Sot mbahet seanca e 50-të

KUVEND/ Sot mbahet seanca e 50-të

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 50-të në të cilën duhet të diskutohet për Propozim-ligjin për llogarinë përfundimtare të buxhetit të shtetit për vitin 2020.

Në rend dite po ashtu janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për minerale, për Inspektorat Shtetëror të Tregut, për ndërmarrje publike dhe Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural.

Deputetët do të diskutojnë edhe për raportin vjetor të punës së Agjencisë për Mbikëqyrje të sigurimit pensional kapital në vitin 2020, për raportet financiare të kësaj agjencia dge për realizimin e programit vjetor të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2020./Telegrafi/