Home Bota Ky Është Vendimi I Fundit I Zvicrës Për Masat Kundër Covid-19

Ky Është Vendimi I Fundit I Zvicrës Për Masat Kundër Covid-19

Duke filluar nga kjo e premte, 1 prill 2022, në Zvicër do të marrin fund të gjitha masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Qytetarët atje s’do të jenë të detyruar të bartin maska në transportin publik, në restorante, kinema dhe dyqane.

Këshilli Federal i Zvicrës arsyetoi heqjen e masave me “nivelin e lartë të imunizimit të popullatës”, derisa së javët e fundit u tha se s’ka pasur rritje të numrit të pacientëve me Covid-19 të shtrirë në kujdesin intensiv.

“Ka pak gjasa që shëndeti publik të rrezikohet në muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
“Unë mendoj se pas dy vjetësh në gjendje krize, është koha e duhu për t’i dhënë fund masave”, tha Ministri i Shëndetësisë, Alian Berset.

Për masa kundër koronavirusit në varësi të situatës do të mund të vendosin kantonet në veçanti.

Testet për Covid-19 do të vazhdojnë të jenë falas, derisa ata që kanë simptome do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.