Home Showbiz Kylie flet për periudhën e vështirë, 6 javë pas ardhjes së bebushit

Kylie flet për periudhën e vështirë, 6 javë pas ardhjes së bebushit

Për Kylie Jenner periudha e paslindjes nuk ka qenë aspak e lehtë. 6 javë pasi ajo dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të dytë, 24-vjeçarja tregon për sfidat e kaluara pas lindjes.

“Ka qenë shumë e vështirë. Kjo eksperiencë personalisht për mua ka qenë edhe më e vështirë me vajzën. Ke ngarkesë emocionale, fizike dhe shpirtërore gjithashtu.”- u shpreh Jenner përmes disa videove të postuara në Instagram.

Kylie flet për periudhën e vështirë, 6 javë pas ardhjes

Bebushi i Kylie-it, Wolf, erdhi në jetë në 2 shkurt të 2022-shit, 4 vite pas lindjes së vajzës.

Jenner e cila përgjithësisht e ka mbajtur jetën e saj private ~shumë private~ thotë se zgjodhi të fliste publikisht për të gjitha nënat që i shkruajnë dhe ndihen “të presionuara” për t’ju kthyer jetës normale pak pasi kanë lindur.

Kylie flet për periudhën e vështirë, 6 javë pas ardhjes

“As për mua s’ka qenë e lehtë fare. Ka qenë më shumë se e vështirë dhe dua ta them me zë ta lartë. As që e mendoja ndonjëherë se mund t’i kthehesha aktivitetit tim fizik, por ja ku jam dhe ndihem shumë më mirë. Duhet të ndalojmë së bëri presion vetes për t’u kthyer siç ishim, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Kujtoni që kemi bërë qënie të mrekullueshme.”- vazhdoi Kylie.