Home Showbiz Kylie Jenner, nënë për herë të dytë: Vjen në jetë bebushi!

Kylie Jenner, nënë për herë të dytë: Vjen në jetë bebushi!

Kylie Jenner është zyrtarisht mama e dy fëmijëve! Ajo dhe Travis Scott u bënë sërish prindër, por kësaj here të një djali. Lajmin e konfirmoi vetë Jenner përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi se bebi zgjodhi të vinte në një datë krej të veçantë në fillim të shkurtit.

“2/2/22”- shkruan Kylie në foton ku duket dora e të porsalindurit bashkuar me të sajën.

Kylie Jenner, nënë për herë të dytë: Vjen në

Fotoja e publikuar ishte thuajse e njëjtë me atë që publikoi rreth 4 vite më parë kur lindi Stormi.

“AJO ËSHTË PËRPJEKUR PREJ KOHËSH QË STORMI TË KETË NJË VËLLA OSE MOTËR. E DO SHUMË MËMËSINË DHE ËSHTË MË SHUMË SE E LUMTUR QË ËSHTË SËRISH SHTATZËNË. GJITHË KËTË PERIUDHË E KA KALUAR ME MIQTË E NGUSHTË DHE FAMILJARËT.”- U SHPREHËN PAK KOHË MË PARË BURIMË PËR PEOPLE.

Në fakt, Kylie dhe Travis kanë folur për një bebush të dytë pak muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-it.

“Unë sigurisht që dua më shumë fëmijë, por pyetja është se kur. Unë dua të kem 7 vajza dhe pastaj mund të konsideroj një djalë.”- u shpreh Kylie kur Stormi ishte ende 7 muajshe, pa e ditur se pak vite më vonë do të vinte një bebush, emri i të cilët është ende sekret.

Kylie Jenner, nënë për herë të dytë: Vjen në