Home Bota Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dita e dytë: Kievi ende nën sulm

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

“Sulme të tmerrshme me raketa ruse në Kiev,” tha Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm i Ukrainës pak para orës 05:00 të së premtes. Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Kievi “mund të jetë i rrethuar” nga diçka që zyrtarët amerikanë besojnë se është një përpjekje e pacipë e presidentit rus Vladimir Putin për të shpërbërë qeverinë dhe për ta zëvendësuar atë me regjimin e tij.

Sulmi, i cili ka shkaktuar tashmë më shumë se 100 ukrainas të vdekur, përbën luftën më të madhe tokësore në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zhvillime të rëndësishme nga konflikti në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

1. Ukraina thotë se Rusia ka marrë kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit; Moska thotë se ka shkatërruar dhjetëra objekte ushtarake ukrainase.
2. Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord të vendosin sanksione kundër Rusisë që do të kenë “pasoja masive dhe të rënda”.
3. Presidenti Biden ka njoftuar më shumë sanksione amerikane kundër Rusisë, për të goditur ekonominë e vendit.
4. Masat nuk përfshijnë shënjestrimin personalisht të Putinit ose përjashtimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.
5. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpallur gjendjen ushtarake dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën, duke shtuar se një “perde e re e hekurt” tani ndan Rusinë nga “bota e civilizuar”.
6. Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo vend që tenton të ndërhyjë do të shohë “pasoja që nuk i keni parë kurrë në histori”.

Presidenti i Ukrainës thotë se bota po e shikon “nga larg”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Duke u folur qytetarëve përmes një videoje në gjuhën ukrainase dhe ruse, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, vazhdoi t’i bënte thirrje fqinjit të tij për një armëpushim.

“Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim. Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë,” tha ai.

Zelenskiy shtoi se bota po vazhdon të vëzhgojë nga larg se çfarë po ndodh në Ukrainë, ndërkohë që sanksionet e reja nuk e kanë bindur Rusinë të tërhiqet nga një sulm. “A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokën tonë se kjo nuk ishte e mjaftueshme,” theksoi ai.

Presidenti shtoi se derisa të ndalojnë sulmet, “deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë”.

Kievi i zemëruar që BE-ja është e lëkundur përsa i përket bllokimit të Rusisë në sistemin e pagesave SWIFT

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

BE-ja u përball me protesta të furishme nga Kievi, ndërsa liderët e Europës dukeshin të vendosur të frenoheshin nga vendosja e sanksionit potencialisht më të dëmshëm ndaj Rusisë, edhe kur Kremlini kishte rrethuar Ukrainën nëpërmjet tokës, ajrit dhe detit.

Me rritjen e viktimave, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, paralajmëroi se politikanët europianë dhe amerikanë do të kenë “gjak në duart e tyre” nëse nuk do të vendosnin tarifën më të madhe ndaj Moskës duke e shkëputur Rusinë nga i ashtuquajturi sistem i pagesave SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh mijëra banka dhe u lejon atyre të transferojnë pagesa në mbarë botën.

Protestuesit mblidhen në të gjithë Europën në mbështetje të Ukrainës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Berlin, Paris, Barcelonë, Stokholm dhe në mbarë Europën, njerëzit kanë dalë në rrugë, duke protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë, duke valëvitur pankarta dhe flamuj. Ata kërkojnë sanksione kundër Rusisë dhe i bëjnë thirrje Europës të veprojë. Protesta masive ka patur edhe në qytete të Rusisë, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.

Australia denoncon Kinën se po i ofron Rusisë një “linjë shpëtimi”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Australia është zotuar të sigurojë pajisje ushtarake jovdekjeprurëse dhe furnizime mjekësore për Ukrainën, pasi kryeministri Scott Morrison akuzoi Kinën se i ofron Rusisë një “lijë tregtare shpëtimi” pas pushtimit të së enjtes.

Qeveria ukrainase po kërkon mbështetje ndërkombëtare dhe sanksione më të ashpra pasi raporton se të paktën 137 njerëz kanë vdekur deri më tani në luftime, ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se 100,000 janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Por Morrison tha se ishte “veçanërisht i shqetësuar” nga mungesa e një përgjigjeje të fortë nga Kina. Morrison tha se ishte “e pashpjegueshme” dhe “plotësisht e papranueshme” që qeveria kineze të lehtësojë kufizimet tregtare ndaj Rusisë në një kohë kur vendet e tjera po ndërmarrin sanksione për pushtimin.

Vëllezërit Klitschko, ish-kampionë të boksit në peshat e rënda, gati për të luftuar për Ukrainën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko tha se do të merrte armët së bashku me vëllain e tij, Wladimir, për të luftuar në një “luftë të përgjakshme” pas pushtimit të Rusisë në vendin e tyre, Ukrainën.

Vitali Klitschko, i cili ka qenë kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, që nga viti 2014, tha se ishte gati të luftonte.