Home Botë Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zjarr në centralin bërthamor të Zaporizhzhya

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se orët e para të mëngjesit të së premtes, centrali bërthamor Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, jug-lindje të Ukrainës, është përfshirë nga flakët. Ky është një nga centralet më të mëdha bërthamore në Europë.

Zëdhënësi i centralit bërthamor, i ka bërë thirrje ushtrisë ruse të ndalojë sulmet për shkak të një rreziku bërthamor.

“Automjetet ushtarake ruse po bombardojnë centralin bërthamor Zaporizhzhia. Ekziston një kërcënim real bërthamor në një nga termocentralet më të mëdha bërthamore të Evropës. I bëjmë thirrje armikut të ndalojë së qëlluari me artiljeri të rënda mbi njësitë energjetike”- theksoi ai gjatë deklaratës.

Edhe presidenti Zelenskiey i ka bërë thirrje Europës të veprojë për të ndaluar trupat ruse në mënyrë që të shmanget një shpërthim fatal.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Ukrainës, thotë se nëse shpërthimet vazhdojnë dhe rusët nuk tërhiqen, shpërthimi “do të ishte 10 herë më i fuqishëm se ai i Çernobilit.”

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas kryeministrit Johnson, veprimet e shkujdesura të Putin, po kërcënojnë ndjeshëm Europën

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur me kreun ukrainas pas shpërthimit të centralit bërthamor, duke i quajtur totalisht të shkujdesura veprimet e Putinit dhe shtoi se kjo rrezikon sigurinë e Europës. Të dy liderat ranë dakord që Rusia në mënyrë të menjëhershme duhet të ndalojë sulmin e saj në central për të mos e përkeqësuar edhe më situatën.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA vendos sanksione të reja për oligarkët rus

Amerika ka ndërmend të shtojë masat kundër Rusisë dhe oligarkëve të saj. Shtëpia e Bardhë tha se do të ndërmarrë sanksione ndaj “miqve të Putinit”, si përpjekjen e fundit për ta bërë Kremlinin të ndalojë pushtimin në Ukrainë.

Sanksionet do të përputhen me masat e mëparshme të BE-së kundër figurave më të pasura të Rusisë dhe do t’i zgjerojnë ato, duke përfshirë ndalimin e udhëtimit drejt SHBA si dhe do të ndalojë oligarkët të transferojnë pasuritë e tyre tek anëtarët e familjes.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Fëmijët zhvendosen në bodrumin e spitalit në Kiev teksa shpërthimet vijojnë

Ndërkohë që rusët vijojnë sulmet dhe bombardimet në Kiev, jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të largohen për t’i shpëtuar. Për fëmijët e shtruar në spitalin më të madh të Kievit, zgjidhja e vetme është pjesa e poshtme e spitalit, në rast se shpërthimet vijojnë sërish. Janë rreth 10 fëmijë të shtruar që aktualisht po mjekohen në korridoret e bodrumit të spitalit.

“Na duhet të qëndrojmë këtu dhe s’e dimë për sa gjatë do të rrimë. Jam vetëm në spital pasi im shoq është në shtëpi duke u kujdesur për fëmijën tjetër.”- thotë për CNN një nënë që shoqëron të birin e sëmurë.

Duke mos ditur asgjë për sigurinë dhe të ardhmen e tyre, e vetmja shpresë për familjet është evakuimi.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, The Guardian, BBC