Home Botë Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zgjedhjet presidenciale në Francë: Rezultati i ngushtë

Rezultatet e parashikuara në zgjedhjet presidenciale në Francë tregojnë se Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen shkojnë në balotazh të ngushtë pasi kryesuan raundin e parë.

Ekonomia e Ukrainës do të tkurret pothuajse përgjysmë këtë vit, parashikon Banka Botërore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ekonomia e Ukrainës është në rrugën e tkurrjes, pas pushtimit rus dhe ndikimit të “krizës së thellë humanitare”, ka thënë Banka Botërore. Për shkak të bllokimit të porteve të Detit të Zi në jug të Ukrainës dhe me dëmin e shkaktuar në industrinë e lindjes, GDP-ja e Ukrainës parashikohet të tkurret me rreth 45% në 2022.

Kancelari austriak do të takohet me Vladimir Putin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kancelari i Austrisë do të takohet sot me Vladimir Putin, takimi i parë ballë për ballë i presidentit rus me një lider të BE-së që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Karl Nehammer tha se takimi do të zhvillohet në Moskë dhe se Austria kishte një “pozicion të qartë për luftën ruse”, duke bërë thirrje për korridore humanitare, armëpushim dhe hetim të plotë të krimeve të luftës.

“Covid më la të rraskapitur,” thotë mbretëresha Elizabeth

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbretëresha zbuloi se ajo ishte “shumë e lodhur dhe e rraskapitur” pas periudhës së Covid-19 teksa diskutonte përvojën e saj me një ish-pacient, vëllai dhe babai i të cilit ndërruan jetë nga virusi.

Monarkja rezultoi pozitive më koronavirus në shkurt, por vazhdoi detyrat e saj, pavarësisht se vuante nga ato që Pallati Buckingham i përshkroi si “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin”.

Mekaniku i Connecticut-it gjen sende artistike me vlerë të madhe në kosh në një hambar të braktisur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Piktura dhe vepra të tjera artistike të gjetura në një hambar të braktisur në Connecticut rezultuan të vlejnë miliona dollarë. I njoftuar nga një kontraktor, Jared Whipple, një mekanik nga Waterbury, mori pjesët e mbuluara me papastërti nga një kosh i cili përmbante materiale nga një hambar në Watertown.

Whipple më vonë zbuloi se veprat ishin të Francis Hines, një ekspresionist i cili ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 96-vjeçare dhe i kishte ruajtur punët e tij në hambar, raportoi Hearst Connecticut Media Group.

Arti i tij është krahasuar me atë të Christo dhe Jeanne-Claude, të cilët u bënë të famshëm në Europë për instalacionet, duke përfshirë Harkun e Triumfit në Paris.

Thellohet kriza:L Sri Lanka nuk ka më ilaçe

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mjekët e Sri Lankës kanë paralajmëruar se janë pothuajse pa ilaçe që shpëtojnë jetë dhe thonë se kriza ekonomike e vendit kërcënoi një numër më të madh vdekjesh sesa pandemia e koronavirusit.

Javët e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe mungesat e rënda të ushqimit, karburantit dhe produkteve farmaceutike kanë shkaktuar krizë të thellë në Sri Lanka, e cila po vuan rënien më të keqe ekonomike që nga pavarësia në vitin 1948.

Shoqata Mjekësore e Sri Lankës  tha se të gjitha spitalet në vend nuk kishin më akses në mjetet mjekësore të importuara dhe ilaçet jetike.

Ndahet nga jeta Chris Bailey, këngëtari kryesor i grupit australian Saints

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ka ndërruar jetë Chris Bailey, këngëtari kryesor i grupit legjendar australian The Saints. Bailey kujtohet si një bashkëkrijues i muzikës punk. The Saints janë një nga grupet e para dhe më me ndikim të zhanrit.