Home Bota Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjermania shpreson se vaksina kundër Covid me bazë proteina do të bindë skeptikët

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjermania do t’i ofrojë popullatës së saj një vaksinë të re të bazuar në proteina, të krahasueshme me vaksinat gripit, me shpresën për të bindur një pakicë të konsiderueshme që mbetet skeptike ndaj teknologjisë së re mRNA që përdoret në vaksinat më të përhapura.

Prodhuar nga Novavax, produkti deri më tani është përdorur vetëm në Indonezi dhe Filipine, por u lejua për përdorim në BE dhjetorin e kaluar.

Ndryshe nga vaksinat e reja mRNA të prodhuara nga Pfizer/BioNTech apo  Moderna, Nuvaxovid është një vaksinë që përmban një përbërës jo-infektiv në sipërfaqen e virusit Sars-CoV-2, i cili shkakton një përgjigje imune mbrojtëse kur qelizat imune të trupit bien në kontakt me të.

Përshkallëzim i tensioneve: Vladimir Putin njeh rajonet separatiste të Ukrainës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të njohur zyrtarisht pavarësinë e dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, duke shkelur protokollin e vitit 2015 që i dha fund konfliktit në Donbas dhe duke ndezur më tej tensionet mes dy vendeve.

Kremlini më vonë tha se Putin do të dërgonte forca në rajon për të “ruajtur paqen” edhe pse ishte e paqartë se kur do të hynin në vend.

Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut. BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet dhe vendosmëri në solidaritet me Ukrainën,” u shpreh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Situatë kritike”: Ministrat e BE-së do të diskutojnë mënyrat për të parandaluar shpërbërjen e mundshme të Bosnjës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë takuar në Bruksel për të diskutuar mënyrat për të lehtësuar tensionet në Bosnje, për të parandaluar shpërbërjen e mundshme të vendit i cili po kalon krizën më të rëndësishme politike që nga fundi i luftës 1992-1995.

Takimi u realizua pasi po vendoset në pikëpyetje Marrëveshja e Dejtonit – marrëveshje paqeje e nënshkruar më 21 nëntor 1995 ku palët ndërluftuese ranë dakord për një shtet të vetëm sovran të njohur si Bosnje dhe Hercegovina.

“Retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe po rrezikon stabilitetin dhe madje integritetin e vendit,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pamjet tronditëse tregojnë më shumë se 100,000 peshq të ngordhur të hedhur në brigjet e Francës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Anija e dytë më e madhe e peshkimit në botë, Margiris, ka derdhur mbi 100,000 peshq të ngordhur në Oqeanin Atlantik në brigjet e Francës.

Grupi i fushatës Sea Shepherd France publikoi imazhet tronditëse të peshqve të ngordhur. Pamjet tregojnë një shtresë të dendur të bardhë, një lloj merluci.

Peshkatarët në Margiris përdorin rrjeta që mund të kenë gjatësi mbi një kilometër dhe përpunojnë peshqit në fabrikat në bord – një praktikë e kritikuar shumë nga ambientalistët. Metoda rezulton në shkatërrimin e shumë krijesave detare të kapura pa dashje, duke përfshirë speciet e rrezikuara dhe shkatërron habitatet.