Home Sport Legjenda Karim Benzema: Kalon 308 golat e Di Stefanos te Real Madridi...

Legjenda Karim Benzema: Kalon 308 golat e Di Stefanos te Real Madridi dhe 66 të Raulit në Ligën e Kampionëve


Karim Benzema sapo ka hedhur një hap tjetër të madh në karrierën e tij mbresëlënëse te Real Madridi.

Sulmuesi sapo ka shënuar tre gola kundër PSG-së, që i mjaftojnë për të kaluar legjendën më të madhe në historinë e klubit të Real Madridit: Alfredo di Stefanon.

Ai tashmë ka 309 gola që kur e ‘hapi llogarinë’ më 20 shtator 2009 në një fitore 5-0 kundër Xerez. Ai shënoi golin e tretë për Real Madridin, një pasim nga Van Nistelrooy.

Top shënuesit e Real Madridit

Përveç kësaj, goli i tretë kundër skuadrës parisiene i mundëson atij të mposht edhe një tjetër ikonë madrilene me gola në Ligën e Kampionëve. Janë 66 gola, ato të shënuara nga Raul pa llogaritur atë që shënoi kundër Ëislas në fazën paraelimnatore të sezonit 2004-05.

Rritja e golave ​​të Benzemas vazhdon. Këtë e reflekton edhe fakti se me tetë golat që ka shënuar në këtë edicion të Ligës së Kampionëve ka tejkaluar vetën e tij në garë.

Shtatë gola në një sezon ishte rekordi i tij i mëparshëm që erdhën në sezonin 2011-12, në të cilin Real Madridi qëndroi deri në gjysmëfinale kur humbi ndaj Bayern Munich.

Golat që ka shënuar Karim Benzema me Real Madridin

Benzema ka 30 gola këtë sezon, vetëm një më pak se i kaluari dhe dy më pak se sezoni i tij më i mirë i jetës, 32 gola në sezonin 2011-12. /Telegrafi/