Home Maqedoni Lehtësohen masat anti-Covid, Grubi: Miratuam disa vendime të rëndësishme

Lehtësohen masat anti-Covid, Grubi: Miratuam disa vendime të rëndësishme

Në seancën e sotme të Qeverisë, e 34 me radhë miratuam disa vendime të rëndësishme. Sollëm vendim për lehtësimin e masave, për mbrojtje nga virusi COVID 19, në bazë të rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive. Vendosëm që duke filluar nga nesër : 👇

✅ Mësimi në shkollat fillore të mbahet pa maska, vetëm në raste individuale sipas vullnetit të tyre, derisa mësimdhënësit obligohen të mbajnë maska,

✅ të fillojë mësimi me prezencë fizike në Universitete dhe mbajtje të maskave në ambiente të mbyllura

✅ Të rriten kapacitetet maksimale në hapësira të hapura dhe të mbyllura në lokale nga 50% në 75%,

✅ Të shfuqizohet masa për çerfitikatën Covid 19 për imunizim, më saktësisht pranimi i dy dozave të vaksinës ose çertifikata për tejkalim të Covid 19 në objektet hotelerike në pjesën e hapur,

Gjithashtu, Qeveria ka sjellë Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën Tetovë – Prizren.