Home Bota Lëshohen mbi 21 mijë viza për ukrainasit!

Lëshohen mbi 21 mijë viza për ukrainasit!

Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë 21,600 viza për ukrainasit me lidhje familjare në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Guardian, përcjell Bota sot.

Që nga ora 17:00 e së dielës, 76,200 aplikime ishin hapur përmes rrugës familjare, nga të cilat 37,400 ishin përfunduar dhe dorëzuar, tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të fillojë të publikojë shifrat për vizat e lëshuara përmes skemës “Homes for Ukraine” këtë javë.

Shumë shtete të Evropës kanë strehuar familje nga Ukriana, duke vendosur që të krijojnë edhe hapsira të veçanta për familjet në Ukrainë.