Home Maqedoni Lëvizja Besa përkrah protestën e Lëvizjes "Anti-Bixhoz"

Lëvizja Besa përkrah protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz”

Lëvizja Besa ka shprehur qëndrimin e saj duke dhënë përkrahje për Lëvizjen Anti-Bixhoz kundër hapjes së kazinove në afërsi të shkollave.

“Lëvizja BESA si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë”, shkruajnë nga Lëvizja Besa.

Nga Lëvizja Besa apelojnë qytetarët që në protestat e paralajmëruara të jenë të matur dhe të qetë.

“Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë. Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojrave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve”, thanë nga Lëvizja Besa.

Lëvizja BESA

21.02.2022