Home Sport Lewandovski te Barcelona, Alemany: Është spekulim

Lewandovski te Barcelona, Alemany: Është spekulim

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka hedhur poshtë raportimet se klubi ka një marrëveshje me sulmuesin e Bayern Munihut.

Lewa është i lidhur me një transferim të mundshëm te Katalunasit gjatë verës, mirëpo një gjë e tillë nuk e ekziston, pasi kjo është mohuar nga Alemany.

Drejtori sportiv i klubit tha se ky është spekulim nga shtypi dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje me polakin.

“Ne nuk kemi ndonjë marrëveshje me sulmuesin, ky është spekulim nga shtypi që është shumë i mirë për të mbushur faqet”, ka thënë fillimisht Alemany.

“Nuk është e vërtetë. Nëse do ta dëshironim atë, gjëja e parë që do të bënim do të ishte të flisnim me klubin e tij ”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës.