Home Sport Lirohet kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Lirohet kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar në procedurë të rregullt, kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga prokurori”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore, për KOHËN.

Ademi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, pasi dyshohet se sulmoi fizikisht punëtorin e FFK-së, Artan Govori. Govori ishte personi që lajmëroi rastin në Polici pasditen e djeshme.