Home Rajon Lista finale e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për pozitën...

Lista finale e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së 


Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së ka pritur të mërkurën kandidatët për drejtor të RTK-së, të cilët kanë shprehur interesim për ta parë testin dhe vlerësimet e bëra nga anëtarët e komisionit.

Ky proces ka pasuar me finalizimin e listës së kandidatëve për drejtor dhe pikët përfundimtare për secilin prej tyre.

Janë gjithsej tetë kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë që do të mbahet të shtunën me datë 19 Mars me fillim nga ora 10.00.

Këtu mund të gjeni dokumentin i cili përmban vlerësimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për secilin kandidat, në secilën pyetje.

Gjithashtu, më poshtë mund gjeni listën finale me rezultatet e përmbledhura për secilin kandidat.