Home Sport Liverpooli gati ta sakrifikojë Oxlade-Chamberlain për Douglas Luiz

Liverpooli gati ta sakrifikojë Oxlade-Chamberlain për Douglas Luiz


Liverpooli është duke pasur probleme të mëdha në repartin e mesfushës këtë fillim edicioni.

Gjiganti anglez nuk e ka nisur mirë sezonin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, ku në garën më të madhe evropiane për klubi u turpërua nga Napoli 4-1.

Jurgen Klopp e di problemin në mesfushë dhe është gati të përforcojë këtë repart gjatë afatit kalimtar dimëror.

Trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit brazilian Douglas Luiz nga Aston Villa.

Reprezentuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin e tij aktual.

Daily Express ka raportuar se The Reds janë gati për të bërë një shkëmbim me Aston Villën, duke marrë Luiz në Anfield dhe duke e dërguar Alex Oxlade-Chamberlain në Villa Park.

Aston Villa mund ta pranojë këtë ofertë pasi nuk duan ta humbasin pa fituar asgjë brazilianin në verën e vitit 2023./Telegrafi/