Home Maqedoni LSDM: Institucionet dhe shteti janë të gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave...

LSDM: Institucionet dhe shteti janë të gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave ekonomike

Agresioni kundër Ukrainës është kërcënim për paqen evropiane dhe botërore, por edhe për ekonominë globale, në këtë drejtim, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është duke i monitoruar ndryshimet në tendencat ekonomike dhe pasojat e situatës së re, thonë nga LSDM.

“Institucionet, shteti janë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave të reja në fushën e ekonomisë dhe energjetikës, për të mbrojtur ekonominë e brendshme dhe gjendjen financiare të qytetarëve. Ne si palë përgjegjëse, përmes institucioneve që drejtojmë do të bëjmë gjithçka, pasojat e konfliktit në Ukrainë në ekonominë vendase të jenë sa më të vogla dhe sa më të dobëta”, theksojnë nga LSDM.