Home Maqedoni LSDM thotë se do të ketë rritje të pagave në arsim! Nikollova:...

LSDM thotë se do të ketë rritje të pagave në arsim! Nikollova: Të ndërpritet greva!

Nga LSDM sot bëjnë apel deri tek Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që të ndërpritet greva dhe fëmijët të kthehen në shkolla.

Deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova premton se pushteti edhe këtëvit do të sigurojë rritje të pagave në arsim.

“Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjitha palët e përfshira.

Prandaj, apelojmë tek SAShK-u që t’i kthehet dialogut, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet një zgjidhje në interes të mësimdhënësve. Të mos lejojmë që mësimi të prolongohet dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore si dhe dhënia e provimit profesional për pesëqind mësimdhënës”, tha Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.