Home Maqedoni Lufta në Ukrainë/ Ahmeti: Putin dhe Rusia duhet të ndjejnë përgjegjësi

Lufta në Ukrainë/ Ahmeti: Putin dhe Rusia duhet të ndjejnë përgjegjësi

Duke folur për konfliktin në Ukrainë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se të gjithë janë të interesuar që sa më shpejtë të gjindet një zgjidhje për ndaljen e luftës.

Konfliktin, Ahmeti e ka cilësuar sit ë dhimbshëm dhe ka thënë se zgjidhja sa më e shpejtë që çon në armëpushim do të ishte shumë e mirë, njofton indeks.mk

“Ti hapet rrugë dialogut, vendosjes së paqes dhe të lihen të lirë Ukrainasit të vetëvendosin për fatet e veta do të thoja që presidenti Putin dhe Rusia duhet të ndjejnë përgjegjësinë, se si superfuqi po shkelin mbi vullnetin e një populli dhe kjo duhet t’i turpërojë. Sa më parë që të tërhiqen aq më mirë do të jetë si për Rusinë ashtu edhe për Evropën”, deklaroi Ahmeti duke shtuar se është i mendimit që populli rus ka përgjegjësi kolektive.

Ai tha se vet populli duhet të mos lejojë këtë luftë që sipas kreut të BDI-së është e pamëshirshme.

“Sa më parë duhet t’i jepet fund këtij invadimi”, tha Ahmeti./indeks.mk/