Home Uncategorized Lufta në Ukrainë mund ta godasë ekonominë globale

Lufta në Ukrainë mund ta godasë ekonominë globale

Lufta në Ukrainë mund të ulë rritjen ekonomike globale me më shumë se një pikë përqindjeje në vitin e parë pas pushtimit, sipas një raporti të ri.

Organizata për Zhvillim Ekonomik (OECD) thotë se ndikimi mund të shkaktojë gjithashtu një “recesion të thellë” në Rusi nëse mbahet.

Megjithëse Rusia dhe Ukraina përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të ekonomisë globale, ato janë prodhuese të mëdha të lëndëve të para.

OECD paralajmëron gjithashtu se konflikti mund të rrisë çmimet globalisht me rreth 2.5 për qind.

Kostot tashmë po rriten për shkak të rritjes së kërkesës ndërsa kufizimit COVID-19 po lehtësohen.

Kjo vjen pasi Banka e Anglisë rri normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar në 0.75 për qind duke përmendur shqetësimet se lufta në Ukrainë do të rrisë më tej çmimet.