Home SHQIPËRI Majlinda Bregu: Procesi për integrimin e Shkupit dhe Tiranës në BE i...

Majlinda Bregu: Procesi për integrimin e Shkupit dhe Tiranës në BE i vonuar

Majlinda Bregu, sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për procesin “Open Ballkan”, integrimin në BE për RMV-në dhe Shqipërinë si dhe për konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe pasojat ekonomike që do të pasojnë këtë konflikt.

Bregu njofton se që të tre shtetet, RMV, Shqipëri dhe Serbi që kanë propozuar iniciativën e “Open Ballkan”, janë pjesëmarrëse të procesit të Berlinit dhe kanë kanë firmosur projektin për tregun e përbashkët rajonal.

“Agjendat nuk janë të ndryshme, agjendat që po propozohen për të ecur përpara si pjesë e Ballkanit të Hapur nuk kanë asgjë që bien në kundërshtim me agjendat të cilat janë miratuar për të lëvizur në nivelin e gjashtë ekonomive të rajonit si pjesë e procesit të Berlinit”, tha fillimisht Bregu, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka një arsye të vetme për keqkuptim.

Duke folur për konfliktin, Rusi-Ukrainë, Bregu deklaroi për indeks.mk se pasojat nga ky konflikt veç më kanë filluar ti ndjejnë vendet e vogla.

“Ndikimet e luftës në Ukrainë, sapo kanë filluar që të ndjehen e të kenë një lloj forme edhe në ekonomitë e rajonit tonë. Problemi është se deri kur do të shkojë kjo situatë dhe si do të mund të përballohet. Nga rritja e çmimeve të energjisë, pjesa e furnizimit me gaz, në të cilën është e përfshirë gjithë bota, e deri tek rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Dihet që tashmë Ukraina është prodhuesi kryesorë vajit të lule diellit, grurit. Rusia po ashtu është vend eksportues i grurit. Shqetësimi më i madh që mund të prek Ballkanin Perëndimor janë fertilizatorët që përdoren për rritjen e farave dhe rritjen e bimëve dhe produkteve bujqësore”, deklaroi Bregu.

Bregu ngriti edhe një shqetësim.

“Një mungesë e fertilizatorëve në treg dmth, jo vetëm që përkeqëson zinxhirin e eksportit por u jep edhe më pak mundësi vendeve tona që të nxisin prodhimin e produkteve bujqësore, gjë që mund të vendos vështirësi më të madhe ekonomitë e rajonit. KA edhe do të ketë ndikime, sepse është luftë. Është një luftë e cila impaktin e sajë e jep tek ekonomitë dhe shoqëritë më të dobëta”, shtoi Bregu.

Për Bregun, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimorë, respektivisht, Shkupit dhe Tiranës në BE është i vonuar si proces.

“Historia e viteve të fundit me Shqipërinë dhe RMV-në, ku mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare ende nuk ka ndodhur për arsye që tashmë dihen, e bën të pamundur të formulosh një mendim tjetër ose të mendosh që ky është një proces që po shkon sipas të gjitha parashikimeve. Procesi është i vonuar, procesi ka pasur situate dhe ditë në të cilat vonesat kanë qenë tërësisht të paparashikuara, kjo sigurisht nuk është e mirëpritur nga asnjë vend i rajonit, nuk është e mirëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të kenë më shumë se sa tre vite dhe të  presin nisjen e konferencës së parë ndër-qeveritare”, tha Bregu për indeks.

Tha se situate në Ukrainë, por edhe kërkesa e disa vendeve për integrim të krijojë një moment dhe të nxjerr një vendim të ri për vendim marrjen evropiane.

“Një Ballkan Perëndimor i lënë pas dore dhe një proces i anëtarësimit i cili zgjatet pafundësisht është një kërcënim më i madh jo vetëm për situatën ekonomike sociale të Ballkanit dhe të BE-së, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi për indeks.mk Majlinda Bregu duke shtuar se procesi nuk duhet parë vetëm si datë anëtarësie, por duhet filluar zbatimi i politikave për treg të përbashkët.

Ajo përmendi një shembull konkret që është ndërmarrë nga RMV-ja, heqja e tarifës së roamingut apo tarifë zero në të gjithë rajonin.

Përmendi edhe një projekt siç është ulja e çmimeve të telefonisë celulare në momentin kur udhëtojnë në një vend të BE-së dhe anasjelltas, atyre evropian që udhëtojnë në Ballkanin Perendimorë./indeks.mk/