Home SHQIPËRI Marrëdhënie seksuale në qendrat e masazhit, policia arreston dy të rinj

Marrëdhënie seksuale në qendrat e masazhit, policia arreston dy të rinj

Klienti i cili u kap në flagrancë nga policia e Tiranës brenda qendrës së masazhit në Tiranë, prentendoi se kishte shkuar aty për shërbimet e ofruara.

Mësohet se policia e Tiranës kishte marrë prej disa muajsh informacione se në atë apartament me qira në katin e dytë të një pallati ushtrohej prostitucion i kamufluar me shërbime masazhi ‘Smart SPA’.

Pas vëzhgimit disa mujor, policia vendosi të ndërhyjë duke gjetur brenda fillimisht një 21-vjeçare të quajtur Selma Hila, e cila u prezantua si pronarja e biznesit.

Pas kontrolleve nëpër dhoma, policia gjen duke kryer marrëdhënie seksuale dy të rinj.

Vajza 26 vjeçare ishte punonjëse e qendrës së masazheve, ndërsa një 25-vjeçar ishte klient. Të dy ata pretenduan se ishin duke bërë masazh.

Policia kishte të dhëna të plota për aktivitetin e vërtetë që kryhej aty.

Të dy ata u arrestuan duke u akuzuar për “prostitucion”, ndërkohë që 21-vjeçarja akuzohet për për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.