Home Maqedoni Mavrova është mbuluar nga bora

Mavrova është mbuluar nga bora

Në Mavrovë sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej -7 gradë celsius, ndërsa më pas vjen Krusheva me -6, Ohri -4, Pretori -2, Kriva Pallanka, Tetova, Manastiri dhe Berova -2, -1 në Dibër dhe Prilep, dhe 0 në Vinicë dhe Kumanovë, Shkup 2, Shtip3, 3 Demir Kapi, Strumicë 4 dhe 5 gradë celsius në Dojran dhe Gjevjgjeli.

Në Mavrovë po ashtu është matur bora prej gjysmë metër, ndërsa në Krushevë ka 25, Kodra e Diellit 24, Pozharane 18., Manastir 18, Ohër 10, Gjurshite 9, 8 Dibër, 4 Berovë dhe Prilep dhe 3 në Pretor.

Kujtojmë se moti sot do të me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Në viset më të larta malore do të ketë reshje të borë dhe do të fryjë erë e përforcuar në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale prej 1 deri në 8 gradë celsius.