Home Maqedoni Mbi 3.500 persona janë deklaruar bullgar në regjistrimin e popullsisë në RMV

Mbi 3.500 persona janë deklaruar bullgar në regjistrimin e popullsisë në RMV

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski tha se në raportin e shtypur do të publikohet numri i saktë i bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Simovski theksoi se janë diku mbi 3.500 persona që janë deklaruar si bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

“Do të merrni në njoftim më saktë. Konkretisht mendoj se janë diku 3.500…edhe disa persona që janë deklaruar si bullgarë”, tha mes tjerash Simovski.