Home Maqedoni Më 2014 tha se Ukraina nuk është larg, Ahmeti sot: Mbase u...

Më 2014 tha se Ukraina nuk është larg, Ahmeti sot: Mbase u është dukur shaka, gjërat kanë shkuar keq!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur nga TV21 ka komentuar deklaratën e tij të dhënë në vitin 2014, ku thotë se “Ukraina nuk është larg Maqedonisë”, transmeton TV21.

Ai thotë se kjo deklaratë pas 8 vjetësh mund të ju duket shaka, por situata aktuale tregon se gjërat për fat të keq shkuan për keq.

Sot, sipas tij rrezikohet paqja jo vetëm në rajon, por edhe në planet.

“Mbase u është dukur shaka, por, vërtetë, me keqardhje, para 8 vjetësh kam parë një analizë nga studiuesit e huaj, dhe për fat të keq, gjërat kanë shkuar keq dhe sot po rrezikohet paqja në planet. Sot rrezikohet ardhmëria e gjeneratave. Sikur të ishim më të kujdesshëm në vitet që i lamë pas, mbase do të kishim zhvillime më progresive”, tha Ahmeti.

Megjithatë është optimist se sërish do të triumfojnë forcat progresive dhe se pasojat nuk do të jenë të mëdha./TV21